Ministria e Financave njoftoi se sot ka pranuar prej Komisionit Evropian shumën prej 11,499,970.00 euro si mbështetje direkte buxhetore.
Zyra e Informimit të kësaj ministrie thotë se ky është shpërblim për punën e madhe për të vendosur dhe mbajtur një stabilitet makroekonomik të vazhdueshëm të vendit, duke zbatuar me sukses dhe profesionalizëm politika kredibile makro-ekonomike të orientuara drejt stabilitetit.
“Menaxhimin e suksesshëm të financave publike përmes implementimit me përpikëri të programit dhe strategjinë për përmirësimin e menaxhimit të financave publike si dhe në të njëjtën kohë duke e rritur transparencën buxhetore për të gjithë të interesuarit duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe ka implementuar me sukses Strategjinë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike të Kosovës 2016-2020 dhe Modernizimit të Administratës Publike”, thuhet në komunikatë.
Të gjitha këto detyra nga kjo ministri thonë se janë vlerësuar pozitivisht nga ana e Komisionit Evropian, ku është çmuar puna që është bërë edhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit duke përfshirë edhe respektimin e rregullave fiskale të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.
“Për këto arsye sot shteti i Republikës së Kosovës në aspektin financiar qëndron më së miri që ka qëndruar ndonjëherë në të gjithë parametrat e tij”, përfundon komunikata.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...