Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e njeriut, Izet Rushiti nga ZRRE-ja tha se çmimi i rrymës për komunat Veriore është zbritur në 3.10 %, shkruan Arbrsh.info.
” Nga 1 dhjetori çmimi i rrymës është zbrit në 3.10 % për komunat Veriore. Në bazë të vendimi që është marr ne kemi shikuar që të gjejmë mënyrën alternative për furnizim dhe për shpenzimet të rrymës nga këto Komuna. Qeveria e Kosovës ka kërkuar të gjejmë alternativ dhe të formojmë një grup për këtij Komuna Veriore. Ndërsa lidhur me kompensimin e faturave të Komunave veriore e dim se një vendim i gjykatës është vendim i përkohshëm dhe pas vendimit ZRRE-ja do të marr vendim”, ka thënë ai.
Ndërsa zëdhënësi i Avokatit të Popullit Mehdi Geci tha se në bazë të mandatit kemi paraqit ne gjykatën themelore nënkresës lidhur me vendimin e ZRRE-së. Kemi kërkuar nga gjykata të anuloj vendimin e ZRRE-së dhe të faturohen të gjitha gjithë qytetaret e Komunave Veriore për shpenzimet e rrymës që i bëjnë”.
E Teuta Haxhiu u tregua e ashpër lidhur me pagesën e borxhit prej 50 milion euro të cilat kanë qenë në kurriz të qytetareve të Kosovës ndërsa borxhi ka qene i Komunave Veriore.
” Kush dhe pse duhet më shty borxhin dhe qytetaret e pafajshme e kanë pagu pa i pyetur askush. Kom vendimet e gjykatës Themelore. Si komision për te drejtat e njeriut kërkoj që të zbatohen të gjitha pikat dhe rezolutat e miratuara e mos të mbesin në letër. Kërkoj që të zbatohen dy pikat e tjera. Janë shkel të drejtat themelore të qytetareve sepse neve na kanë vjedhur pa na pyetur dikush. Ne do të kërkojmë që edhe dy rekomandimet të tjera lidhur me faturimin e rrymës në veri të zbatohen”, ka thënë ajo./arbresh.info/




Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...