Sot, në ditën e shënimit të 30 vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF iu bën thirrje institucioneve të marrin të gjitha veprimet përgatitore për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve.
“Në qershor të këtij viti, Kosova për herë të parë ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Ky ligj do të hy në fuqi një vit pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
KOMF rithekson që gjendja e fëmijëve në Kosovë është e rëndë. Të dhënat e fundit flasin për një shkallë të varfërisë së fëmijëve prej 20.7%. 10.7% e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë, përderisa 6.8% prej tyre punojnë në kushte të rrezikshme. 61.4 % e fëmijëve në Kosovë kanë deklaruar që kanë përjetuar dhunë fizike apo psikologjike gjatë muajit të fundit të intervistimit, kur është bërë hulumtimi. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara kanë qasje në shërbime cilësore shëndetësore, sociale dhe arsim. Raportet nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare flasin për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në sjellje që janë në kundërshtim me ligjin, përfshirë edhe dhunën, pasojat e së cilës në disa raste kanë qenë fatale për vetë fëmijët”, thuhet në njoftimin për media.
KOMF mbetet i përkushtuar të mbështesë reformën e mbrojtjes sociale të fëmijëve, që garanton mbrojtjen e fëmijës, me fokus fëmijët e cenueshëm: fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët viktima të abuzimit, fëmijët e përfshirë në punë të rënda, fëmijët me aftësi të kufizuara, etj. KOMF do vazhdojë të mbështesë zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe të avokojë për rritjen e cilësisë dhe integrimin e shërbimeve të mirëqenies sociale, shëndetësisë dhe arsimit. KOMF si koalicion i 29 organizatave joqeveritare, bazuar në objektivat e saj do vazhdojë fuqizimin e organizatave lokale në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.
Organizatat anëtare të KOMF:
Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof / CIPOF, Education Comes First – ECF, Iniciativa 6, Organizata Rinore Akti – ORA, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, OPFAKOS , Programi për të Drejtat civile – CRP/ K, PL4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra e Kujdesit Ditor PEMA, Qendra për Mbrojtjen e viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – PVPT, Qendra për Studime te Avancuara – FIT, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës QKRMT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët në Kosovë – SDSF, Shoqata e Të Drejtave Të Pacientëve në Kosovë – Prak Kosovë, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, Terre des hommes, The Ideas Partnership, VoRAE, World Vision, Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Network of Peace Movement – NOPM, SOS Kopshti dhe Nevo Koncepti.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...