Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorit, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) i bën thirrje Qeverisë dhe komunave të marrin me urgjencë të gjitha masat e nevojshme për fillimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili do të hyjë në fuqi në muajin Korrik 2020.
Sipas KOMF-it ky duhet të jetë prioritet absolut i të gjithë sektorëve në nivel qendror dhe komunal, duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të fëmijëve edhe si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është aprovuar me datë 27 Qershor 2019, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe parashihet të hyjë në fuqi në muajin Korrik 2020. Prandaj kjo thirrje i drejtohet Qeverisë dhe Komunave, për të marrë me urgjencë masat për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve”.
“Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijës. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës, si edhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës”.
“Fëmijët përbëjnë 30% të popullsisë së Kosovës, prandaj Qeveria dhe komunat duhet të investojnë në këtë potencial për të krijuar një shoqëri të shëndoshë dhe një fuqi punëtore e cila në të ardhmen do mund të kontribuojë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit. Investimi në fëmijë është i domosdoshëm për Kosovën e cila proklamon mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, thuhet në njoftimin e KOMF.
KOMF po ashtu njofton që përgjatë gjithë javës, duke filluar nga nesër 1 Qershor, do të zhvillojë aktivitete në vazhdimësi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...