Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajti tryezën me temën “Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën”. Ministria e Drejtësisë ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, të cilët ishin prezent në tryezë për të diskutuar për reformën e shërbimeve sociale përmes këtij ligji.
Në panelin e diskutimit morën pjesë Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Donjeta Kelmendi, Drejtor Ekzekutiv – KOMF, Johannes Stenbaek Madsen, Shef i Seksionit për Bashkëpunim – Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Taulant Hoxha, Drejtor Ekzekutiv – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF dhe Adile Shaqiri nga Ministria e Drejtësisë e cila edhe e udhëhoqi diskutimin.
Sipas njoftimit gjatë konferencës, eksperti ligjor i angazhuar për hartimin e Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, prezantoj orientimet e ardhshme për zhvillimin e reformës së shërbimeve sociale përmes këtij ligji.
“Ky Ligj pritet të rregullojë zbrazëtitë juridike dhe kontradiktat që ekzistojnë në legjislacionin e fushës së shërbimeve sociale dhe familjare, si dhe të qartësojë kompetencat dhe përgjegjësitë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal. Ai po ashtu pritet të zgjerojë gamën e shërbimeve sociale dhe familjare, me theks të veçantë atyre të parandalimit dhe reintegrimit, si dhe të fuqizojë llogaridhënien institucionale”, thuhet në njoftim.
Ligji i Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare pritet të procedohet për miratim në Qeveri, në fund të muajit Qershor 2023.
Kjo ngjarje u mundësua përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga KOMF, në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, si dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut./rtk
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...