Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ndan mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve”, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2020.
KOMF këtë vit ndan tre mirënjohje vjetore me titull “Mik i Fëmijëve” 2020, për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve relevante, KOMF po i publikon këto çmime online.
Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”, u ndanë si më poshtë:
Avokuesi për të drejtat e fëmijëve Rijad Mehmeti, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”
Familja strehuese nga Ferizaj Ymrije dhe Halil Selmanaj, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”
Dr. MSc. Burim Buzhala, merr Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”
Vlerësimi i nominimeve për mirënjohjet “Mik i Fëmijëve” është realizuar nga paneli i përbërë nga:
Igballe Rrahmani – Institucioni i Avokatit të Popullit
Blerta Perolli Shehu – Universiteti i Prishtinë
Zana Zeqiri – SHFMU “Meto Bajraktari”
KOMF falenderon të gjithë fituesit, individët, bizneset e korporatat, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit fisnik të mbrojtjes së të drejtave të tyre.
Mësoni më shumë për fituesit e mirënjohjeve vjetore “Mik i Fëmijëve 2020”, duke klikuar në linkun më poshtë, ku mund të shkarkoni inserte të shkurtëra për ta!
Ndarja e mirënjohjeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2020, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP, dhe në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...