Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me kërkesën për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kuadër të Programit të Kuponëve, i cili do të zbatohet deri në qershor të vitit 2028 dhe ka për qëllim mbështetjen e familjeve përfituese të Skemës së Asistencës Sociale.
Ndonëse ka mirëpritur këtë nismë të MASHTI-t si hap pozitiv drejt barazisë sociale dhe përfshirjes së fëmijëve nga familjet në nevojë, ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në këtë program.
“Fëmijët me aftësi të kufizuara vazhdojnë të kenë përfshirje tejet të ulët në institucionet e edukimit të hershëm, sidomos në ato private. Kjo situatë rëndohet më shumë nga shpenzimet shumë të larta të prindërve për sigurimin e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara në institucionet për edukimin e hershëm, kostot e larta të shërbimeve profesionale rehabilituese mbështetëse për fëmijët me aftësi të kufizuara (shërbimet psikologjike, sociale, logopedike, ergoterapeutike, fizioterapeutike, etj.), shpenzime të cilat rëndojnë tej mase familjet që gjithsesi përballen me vështirësi të mëdha ekonomike”, thuhet në reagimin e KOMF-it.
Tutje është vlerësuar se përfshirja e tyre në këtë program do të nxiste gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin në fëmijërinë e hershme e do të lehtësonte barrën financiare të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës n...
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...