Ambasada e Francës në Kosovë ka mbajtur konferencë për media për të dhënë detaje për edicionin e 19-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Me këtë rast mbahet një konferencë për media.
Albert Prenaj nga Ministria e punëve të jashtme falënderoi ambasadën franceze për besimin që të organizohet java frankofone në Kosovë.
“Këtu jemi bashkuar që ta hapim javën e filmit francez. Jam i lumtur të ju pres këtu e falënderoj ambasadën franceze që na ka besuar organizimin e kësaj jave, çdo vit organizohen aktivitete për shënimin e frankofonisë. Për 19 vjen java e filmit frankofon mbledhë shume dashamire te frankofonisë, përmes kësaj synojmë që të promovojmë barazinë të drejtat e njeriut dhe paqes”, ka thënë ai
Ndërsa ambasadorja franceze, Marie Cristine Butel ka thënë se regjisroja, Blerta Zeqiri nderohet me çmimin e “letrave të arta”.
“Kam kënaqësinë të shpallë të hapur edicionin e 19-të, kemi zgjedhur ketë vit te promovojmë komedinë dhe humorin ku do të shfaqen komedi në Prishtinë, Prizren dhe vende të tjera. Në vitin 2018 u bë anëtare vëzhguese e frankofonisë, përveç këtyre sukseseve institucionale Kosova tani është një anëtare në botën e frankofonisë. Këtë vit kemi vendosur që regjisoren, Blerta Zeqiri ta nderojmë me çmimin e “letrave të arta”. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e Ministrisë se Punëve të Jashtme asaj të Kulturës dhe ambasadat partnere”, ka thënë ajo.
Nga Ambasada e Zvicrës, Pauline Menthonnex – Gavaferri ka shtuar se ambasada e Zvicrës mezi pret të ju shoh në shfaqjen e filmave frankofon.
“Dëshiroj të falënderoj ambasadën e Francës dhe Kosovën për promovimin e javës frankofone, në Zvicër jetojnë shumë frankofonë kemi kënaqësinë të promovojmë javën frankofone pasi kemi shumë shqiptarë frankofon. Kinematografia përbën një mjet të jashtëzakonshëm për të luftuar stereotipat, ambasada e Zvicrës mezi pret të ju shoh në shfaqjen e filmave frankofon”, ka thënë ajo.
E Natasha Gomes nga Ambasada e Luksemburgut ka thënë se filmi ka të bëj me një hero të Luksemburgut.
“Luksemburgu ka 3 gjuhë zyrtare frëngjishtja është një ndër gjuhët tona zyrtare, Luksemburgu i kushton një rëndësi të madhe gjuhës frënge, jemi anëtarë të organizatës së frankofonisë. Jemi shumë të kënaqur dhe falënderojmë ambasadën francezë që na ka ftuar, filmi që do të shikoni është në gjuhën luksenburge dhe franceze dhe ka të bëjë me një hero tonin që shfaqet në mënyrë humoristike”, ka thënë ajo.
Jean Luis Servais, shef i misionit belg në Kosovë është shprehur i befasur nga njohja e gjuhëve të huaja nga kosovarët.
“Ka gjëra që po ndodhin dhe po lëvizin sa i përket rolit dhe shfrytëzimit të gjuhës frënge, në vendet tona ka diversitete dhe besoj që edhe në Kosovë ku besoj të gjithë befasohemi nga njohja e gjuhëve të huaja. Nuk ka konkurrencë mes gjuhëve por ju shtynë të mësoni gjuhë tjetra.
Ndërsa Jehona Rashiti, nga ministria e kulturës se do të vazhdojnë mbështetjen e anëtarësimit në organizata të tjera.
“Jam e lumtur që java e filmit frankofon do ti kushtohet komedisë, ne si ministri e kulturës e shohim të rëndësishëm vitin 2014 që Kosova është bërë pjesë e frankofonisë, Kosova ka shumë frankofon që e pëlqejnë kulturën dhe filmin francez, ne si MKRS do të vazhdojmë ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me mjete”, ka shtuar ajo./arbresh.info/

Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Shqipë...
Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listen Serbe, jo nuk m...
Lojtarët e Kombëtares nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori” ...
Benita për Dolcen: Me xhelozon mua për dukjen
Ofendimet e mëdha ndaj Edit, Fjolla Morina i kërkon falje fa...
“Punën a pensionin?” – Mijëra veteranë të UÇK-së tash mund t...