Komedia “Kosovo for Dummies” vjen premierë në Teatrin e Gjilanit

09:14 | 18 Janar 2021

Komedia “Kosovo for Dummies” e shkruar nga Jeton Neziraj dhe nën regjinë e Blerta Rrustemi Neziraj vie premierë në Teatrin e Gjilanit, teksa njëherit do të hap edhe Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe.

Komedia do të shfaqet më 23 janar dhe rrëfen historinë e personazhit me emër Antigona, e cila është nga Kosova dhe përpiqet të fitoj lejeqëndrimin në Zvicër.

Përgjatë këtij rrugëtimi asaj iu duhet të dëshmoj se nuk është një rinoqeront, njofton arbresh.info

“Në shfaqje nuk do të derdhet as një pikë gjaku, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike. Madje-madje, nuk do të eksplodojë as edhe ndonjë bombë, pavarësisht se njëri nga personazhet e shfaqjes është mysliman dhe kjo mund të paragjykohet nga dikush”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.

Fundi i kësaj shfaqje bëhet me dije se do të jetë i lumtur, teksa rrëfimi do të jetësohet nëpërmjet shfaqjeve artistike të aktorëve Tringa Hasani, Aurita Agushi, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani, Avni Shkodra, Safete Mustafa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara