Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant (GLT) Bashkim Jashari, priti sot në takim atashetë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës të akredituar në shtetet partnere nëpër botë.
Gjeneral Jashari i informoi ata mbi zhvillimet e FSK-së përgjatë këtij viti dinamik si dhe fushat e përgjithshme të bashkëpunimit me shtetet përkatëse.
Më pas, atashetë e mbrojtjes raportuan, një nga një, mbi fushat specifike të bashkëpunimit, mbi shkollimet dhe trajnimet si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me shtetet ku ata janë të akredituar.
“Në fund, KOMFSK u foli atasheve për objektivat e vitit 2025 si dhe kërkoi nga ta që të zhvillojnë tutje planet bilaterale të bashkëpunimit, në linjë me synimet e KOMFSK-së për zhvillimin e një force profesionale dhe të ndërveprueshme me shtetet e NATO-s”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit