Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneralmajor, Salvatore Cuoci, kujtoi kohën kur para 19 vitesh, forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë hyrë në Kosovë.
“Para 19 vjetësh, më 12 qershor, kishim 55 mijë ushtarë në terren, e sot zor që kemi 5 mijë. Situata po përmirësohet, andaj faza finale e kësaj situate është numri i trupave që KFOR-i ka në Kosovë. Ky është rezultat i mirë dhe mbështetet në arritjet e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve po ashtu”, tha ai në Rubikon të KTV’së.
Komandant Cuoci përmendi koordinimin e përhershëm me institucionet e Kosovës nuk theksuar se përgjatë këtyre viteve është rritur dukshëm.
“Po flas për policinë e vendit dhe FSK-në në veçanti, që janë në gjendje të menaxhojnë me katastrofa natyrore ose me çështje të mbrojtjes civile. Dhe, kjo është mirë. Në një anë, edhe pse institucionet kanë shtuar kapacitetet e tyre, mbesin disa sfida, e kjo është fakti pse KFOR-i është ende këtu”, ka thënë ai.
“Çka do që të prekë sigurinë e shtetit, po flas për faktorë ekonomikë apo socialë, papunësia, çka do që prek mjedisin, KFOR-i e merr këtë në konsideratë, andaj sfidat që do të mbesin në muajt e ardhshëm janë raportet me Serbinë, që ende ka telashe dhe duhet gjetur zgjidhjen për ta zgjidhur këtë, liberalizimi i vizave, korrupsioni, situata ekonomike, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, tranzicioni i FSK-së në Forcat e Armatosura, energjia po ashtu është problem. Si dhe përdorimi i simboleve. Të gjitha janë sfida”, shtoi tutje ai.
Në të gjitha intervenimet që kanë pasur deri tash, Cuoci theksoi se asnjëherë nuk ka ndodhur që të dështojë intervenuesi i parë dhe i dytë, e që janë Policia e Kosovës dhe EULEX-i, duke vazhduar me të tretin që është KFOR-i.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...