Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar ushtarët e Komandës Rajonale-Lindore të Ekipit Monitorues Ndërlidhës Grek (LMT) në Zveçan.
Siç njofton KFOR-i, Gjenerali Ristuccia mori një përditësim mbi aktivitetet në vazhdim dhe diskutoi me ta situatën e përgjithshme në zonë. Komandanti i KFOR-it nënvizoi se “LMT-të luajnë një rol kompleks në Kosovë dhe unë jam krenar për punën tuaj”.
“Ekipet Monitoruese Ndërlidhëse të KFOR-it janë burimi kryesor i vetëdijes së shpërndarë për situatën në terren, duke i lejuar KFOR-it të kuptojë më mirë situatën dhe të përqendrojë përpjekjet e tyre”.
“Këto ekipe janë mjete themelore për krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të përhershme dhe të besueshme ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve lokale, liderëve dhe organizatave ndërkombëtare në nivel komunal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...