Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapović, dhe shefin e mbrojtjes, gjeneral brigadier Miodrag Vuksanoviq, në Ministrinë e Mbrojtjes në Podgoricë.
Në njoftim, gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe kontributi i vazhdueshëm i KFOR-it në stabilitetin rajonal, shkruan Arbresh.info.
Gjeneralmajor Ulutaş vlerësoi mbështetjen e qëndrueshme të Malit të Zi ndaj misionit të KFOR-it dhe profesionalizmin e personelit malazez të vendosur në KFOR, njofton zyra për informim e këtij misoni.
KFOR-i, tutje shton se vazhdon të zbatojë mandatin e tij dhe të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si garantë të sigurisë.
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?