Komandanti i misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë znj. Blanca Hereza Atienza, ushtruese e detyrës së shefes për Operacione Aktuale në Divizionin e Operacioneve të Stafit Ndërkombëtar në selinë e NATO-s.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş ka riafirmuar përkushtimin e tij për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
“Nga KFOR bëhet e ditur se misioni vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, theksohet se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secila në rolin e saj si reaguese ndaj çështjeve të sigurisë në vend./Arbresh.info
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...
Flick vlerëson Newcastlen, komenton edhe deklaratat e Xavit ...
‘Qëllimi ynë kryesor’ është ta mbajmë Turqinë la...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e FA Cup – goglat kan...
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...