Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se nëse është e nevojshme janë të gatshëm t’i ndihmojnë autoritetet kosovare të sigurisë për të kryer arrestime me rastin e ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale. Ai ka folur edhe për kërcënimet e mundshme të Rusisë, duke thënë se derisa KFOR-i është në Kosovë çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj NATO-s.
Derisa KFOR-i është në Kosovë çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, duke komentuar kërcënimet e mundshme të Rusisë në Kosovë e duke i marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme të saj me NATO-n.
“Në parim, KFOR-i është NATO dhe derisa KFOR-i të jetë këtu çdo agresion në vend do të jetë një agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s gjithashtu. Unë nuk mendoj se do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë të Rusisë për Kosovën. Mund të kemi një influencë ruse sigurisht, por kjo është pjesë e politikave ndërkombëtare që çdo vend i ndërmerr dhe në thelb momentalisht nuk shohim një kërcënim real nga Rusia në Kosovë”, ka deklaruar Cuoci.Komandanti i KFOR-it po ashtu është shprehur se forca që ai drejton është e gatshme t’i ndihmojë autoritetet kosovare të sigurisë nëse është e nevojshme për të kryer arrestime në kohën kur do të ngrihen aktakuzat nga Gjykata Speciale.
Sipas tij, KFOR-i është përgjegjës për të ofruar një mjedis të sigurt në vend dhe në rast të ngritjes së aktakuzave, fillimit të arrestimeve, organizimit të ndonjë proteste dhe nëse Policia e Kosovës nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë situatën, atëherë KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë.
“Në rastet e tilla ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë, pasi kjo është pjesë e misionit tonë”, ka thënë mes tjerash Cuoci.I pari i KFOR-it gjatë kësaj interviste për “Zërin” ka folur edhe për arrestimin e shefit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke thënë se ka mundur të shmangej brutaliteti i Policisë, ka komentuar rrezikun nga armatosja e Serbisë, për qendrën ruse në Nish, për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...