Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka pritur në seli shefin e Shtabit të Trupave të Gatshme për Dislokim të Shpejtë të NATO-s në Itali, Gjeneral Major Giuseppe Bertoncello.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit gjeneralët kanë shkëmbyer mendime mbi çështjet kryesore të sigurisë, posaçërisht situatën aktuale në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së stabilitetit rajonal.
Në njoftimin e lëshuar nga misioni i NATO-s në Kosovë është thënë se Ulutash ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur paqen e qëndrueshme dhe një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Ai gjithashtu vlerësoi kontributin afatgjatë të Italisë në KFOR dhe profesionalizmin e ushtarëve italianë që shërbejnë me përkushtim në mbështetje të misionit”, thuhet tutje në njoftim.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...