Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituan trupat e FSK-së të cilat po kryejnë qitjen me mortaja në Republikën e Shqipërisë.
Në kuadër të planit vjetor të stërvitjeve, Togu i Mortajave i Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së po realizon qitjen me mortaja 120 mm në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve të këmbësorisë për vitin 2025. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtyre përgatitjeve dhe aktiviteteve të planifikuara për këtë vit është edhe pjesëmarrja me këto kapacitete në ushtrimin “Defender Europe 2025”, i cili organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë.
Gjeneral Jashari, përgëzoi ushtarakët për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin në arritjen e synimeve që FSK të avancojë kapacitetet e saj luftarake me synim mbrojtjen e atdheut.
FSK ka njoftuar se kjo stërvitje e planifikuar në planin vjetor në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dëshmon rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave./Arbresh.info/



Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...