Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.
Gjatë takimit, siç thuhet përmes një postimi në Facebook, gjenerallejtënant Jashari e ka falënderuar Böttcherin për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj.
Në këtë takim u diskutua, siç u bë e ditur, për zhvillimet aktuale të FSK-së, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen. Po ashtu, palët shkëmbyen qëndrime lidhur me situatën aktuale të sigurisë dhe nevojën për bashkëpunim e partneritet në përballimin e sfidave të përbashkëta.
“Në fund të takimit Gjeneral Jashari falënderoi z. Böttcher për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj. Poashtu të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në postim.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan