Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake Shefin e Mbrojtjes së Turqisë, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.
Komandanti i FSK-së, fillimisht e uroi Gjeneralin Bayraktaroğlu për emërimin e tij në këtë pozitë pastaj e falënderoi për vizitën në Kosovë. Të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fushat e trajnimeve, edukimit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
Gjithashtu Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Gjeneralin Bayraktaroğlu për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë i ka dhënë forcës sonë në ngritjen e kapaciteteve profesionale.
“Nga ana e tij, Shefi i Mbrojtjes së Turqisë rikonfirmoi përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar lartë zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës. Të dy Gjeneralët u pajtuan për vazhdimin e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...