Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare së Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn.
Fillimisht Gjeneral Jashari e njoftoi me aktivitetet aktuale të FSK-së, procesin e përgatitjes për validim, si dhe vlerësimet e larta dhe mësimet e mësuara pas trajnimit të përbashkët që është realizuar në JRTC, transmeton Arbresh.info.
FSK njofton se GM Osborn është shprehur i kënaqur për aktivitetet e përbashkëta të realizuara deri tani, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen.
Gjithashtu, ata vlerësuan lartë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Ajovas, përkatësisht FSK dhe GKA, si një storie suksesi i një bashkëpunimi të frytshëm, i cili së fundmi ka avancuar në një nivel tjetër, me planifikimin e përbashkët për një periudhë 3 vjeçare.
“Gjenerali Osborn shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjeneral Jasharit dhe personelit të FSK-së për pritjen e ngrohtë, duke theksuar kënaqësinë për progresin e dukshëm që po realizohet në të gjitha fushat. Ai gjithashtu riafirmoi mbështetjen e tij të palëkundur në rrugën drejt arritjes së qëllimeve strategjike, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore. Sipas agjendës së përbashkët, GLT Jashari dhe GM Osborn do të marrin pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut A-5, që do të realizohet në Tiranë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...