Rrugët kryesore të Prishtinës thuajse janë të bllokuara nga të gjtiha anët si pasojë e numrit të madh të automjeteve.
Në prag të festës së Vitit të Ri dhe organizimeve të ndryshme, rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të ngarkuara.
Megjithatë, jo vetëm brenda zonës së qytetit ka tollovi të mëdha në trafik.
Edhe rrugët nacionale në dalje të Prishtinës janë shumë të ngarkuara, e sidomos ajo në drejtim të Fushë Kosovës.
Siç njofton RTK, kolona disa kilometërshe është krijuar në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë në drejtim të Pejës.
Në video shihet kolona e gjatë e automjeteve, të mbetura në trafik, pikërisht në pjesën e autostradës.
Me organizimet e ndryshme kryesisht në qendër të Prishtinës, kryeqyteti është shndërruar në vend pak më shumë atraktiv edhe për qytetarët e komunave të tjera.
Për shkak edhe të motit të favorshëm, kjo ka bërë që një numër i madh i tyre të vijnë në mbrëmje për të kaluar disa orë nën tingujt e muzikës në sheshe dhe me pijet e ngrohta qëshërbehen.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...