Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollqaku ka thënë organizimi i protestave ka qenë pa alternativë për shkak të zhvillimit të fundit politike në Kuvendin e Kosovës.
“Bllokada e jetës institucionale nga pozita na solli në një situatë që duhet të bashkoheshim dy subjektet politike të mëdha rreth një ideje për organizimin e një proteste të përbashkët e pastaj të ftonim edhe të tjerët dhe shoqërinë civile”, tha ajo në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Kollqaku ka thënë se në Kosovë ka pakënaqësi të madhe nga qytetarët, dhe për këtë arsye pushteti e ka mbajt sipas saj temën e liberalizimit të vizave në fokus.
“Pakënaqësia e madhe e qytetarëve është aq e madhe sa që mund të humb shpresa se mund të ndodhë diçka e mirë”, tha ajo përcjell Telegrafi.
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se qytetarët i kanë bërë gati ‘koferat’ nëse dështon diçka nga liberalizimi i vizave.
“Njerëzit janë ka shikojnë se mos po prishet diçka dhe vizat nuk po liberalizohen, e i kanë bërë koferat gati”, tha ajo.
Pakënaqësia e madhe po ndikon sipas saj në largimin e përhershëm të tyre nga Kosova.
“Nuk do mend që kjo nuk do të jetë protesta e fundit e Vetëvendosjes”, tha më tej Kollqaku. /Telegrafi/
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...