Koha kur Kurti ishte kundër ndalimit të mbulesës

15:46 | 5 Gusht 2022
K.B

Ditëve të fundit në Kosovë janë shtuar iniciativat për lejimin e mbulesës nëpër shkolla.

Nga qeveria e Kosovës nuk ka pasur akoma asnjë reagim lidhur me këtë çështje, por shumë vite më parë, Albin Kurti, si udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte pjesë e një iftari të organizuar gjatë një fushate.

Duke qenë në mesin e besimtarëve të fesë islame, të cilët po agjëronin muajin e Ramazanit, pashmangshëm Kurti foli për punën më të diskutueshme: mbulesën në shkolla.

Duket se kryeministri Kurti, që atëbotë ishte kryeopozitari i Kosovës, ndoshta i ndikuar nga mikpritja e agjëruesve dha një premtim të madh.

“Lëvizja Vetëvendosje është kundër ndalimit të shamisë për vajzat mbi 16 vjeç. Duhet ta kenë fytyrën e zbuluar sepse përndryshe është i pamundur identifikimi.

Ne insistojmë në atë çfarë ka në kokë e jo mbi kokë”, kishte thënë Kurti atë kohë.

Mbetet të shihet nëse qeveria e Kosovës do ta lejojë këtë gjë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale