Kodet e huaja telefonike, shuhen deri në qershor

16:07 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kodet e huaja telefonike ndërkombëtare, siç është kodi i Monakos (+377), kodi e Sllovenisë (+386), dhe kodi i Serbisë (+381) që operatorët e telefonisë fikse dhe mobile në Kosovë kanë shfrytëzuar, do të shuhen deri në qershor të këtij viti.

Kosova ka filluar implementimin e kodit të ri telefonik shtetëror +383, i cili po gjen mbështetje jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.

Platforma e njohur e komunikimit WhatsApp është shërbimi i radhës pas Viber-it që në mesin e prefikseve të mbarë botës ka përfshirë së fundi edhe prefiksin e ri të Kosovës për ata që duan të regjistrohen në të, shkruan portali arbresh.info.

WhatsApp numëron mbi 1.5 miliard përdorues aktiv në muaj, ndërsa Viber numëron mbi 900 milion përdorues aktivë./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale