Avokati, Arianit Koci, duke komentuar ngjarjet e fundit rreth arrestimit të gjashtë shtetasve turq si dhe deklaratat e Presidentit të Turqisë, Taip Erdogan, ka cilësuar se ky ishte një tentim grusht-shteti ndaj Kosovës.
Koci shkruan në Facebook se Kosova e respekton Presidentin Erdogan si një President i një vendi mik me të cilin me çdo kusht duhet të ruhet miqësia, mirëpo cilëson se edhe Turqia duhet të respektojë vullnetin e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:
Z.Erdogan bërë tentim grusht-shteti ndaj Kosovës Deklarimi i Juaj president Erdogan ndaj Kryeministrit tonë Haradinaj, na ka bërë tē ndihemi keq. Shumë keq.
Kërcënimi juaj nuk ishte aspak diplomatik. Ishte sikur, ruana Zot, të themi se Gulen duhet të ju rrëzojë nga pushteti me grusht shtet.
Njëfarë tentim grusht shteti nga distanca bëre edhe Ti, z. President, ndaj Kosovës.
Por, ne shqiptarët nuk jemi bukë përmbysës. Nuk harrojmë asnjëherë miqësinë që e kemi me popullin turk dhe juve personalisht.
Nuk harrojmë se populli turk dhe ju si lider i tij, e ndihmuat thellësisht pavarësinë e Kosovës.
Miqësinë duam ta ruajmë me çdo kusht. Prandaj, president Erdogan: Ju respektojmë si lider i një shteti mik, i cili është zgjedhur me votën e popullit.
Kërkojmë, si miq që jemi, që edhe ju ta respektoni vullnetin tonë.
Kryeministri i jonë është zgjedhur me votën tonë, në procedurë demokratike.
Shkruan Koci në facebook./arbresh.info/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...