Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se vendi ka nevojë për një zgjidhje të problemeve që kanë ngecur proceset dhe se nuk iu frikësohet zgjedhjeve nëse do të mbaheshin. Ai ka thënë se jetëgjatësia e koalicionit nuk lidhet me projektligje të veçanta, sikurse Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Mustafa ka deklaruar se Kosova nuk do të shkoj në zgjedhje, sepse sipas tij, me përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, do të ratifikohet Demarkacioni, ka thënë ai në një intervistë për Epokën e Re.
“Duke mos dashur t’i analizoj analistët, më duhet të them se me përkrahjen e deputetëve të Kosovës, do ta ratifikojmë shënjimin e kufirit, do t’i liberalizojmë vizat, do ta transformojmë FSK-në, do ta fuqizojmë partneritetin me SHBA-në dhe subjektivitetin e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.
“Ndërkaq, jetëgjatësia e koalicionit nuk lidhet për projektligje të veçanta. Sa iu përket proceseve zgjedhore, unë mund të them se ne nuk u frikësohemi në asnjë moment atyre, por mendoj se Kosovës nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje. I duhet lëvizje e lirë në vendet e BE-së, i duhen Forcat e Armatosura të Kosovës, i duhet përkrahja e SHBA-së për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në OKB. Proceset zgjedhore nacionale kanë efekte prolonguese në të gjitha këto drejtime”, është shprehur kryeministri.
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...