Kryeministri Albin Kurti është pyetur lidhur me formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e një koalicioni me partinë NISMA, të udhëhequr nga Fatmir Limaj.
Ai ka theksuar se partia e tij do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe, pas këtij procesi, do të shqyrtohen hapat e mëtejshëm.
Kurti ka theksuar se, për momentin, nuk ka ndryshuar qëndrimi i LVV-së ndaj kundërshtarëve politikë.
I njëjti ka thënë se LVV ka dalë fituese në zgjedhje, dhe se ai që fiton ‘‘duhet dhe do ta formojë qeverinë’’.
‘‘Së pari ne presim certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë”, tha Kurti./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...