Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas dëmtimit të pllakës së varrezave protestante në Gjilan.
Nga KMLDNJ thonë se e dënojnë këtë veprim duke e quajtur vandal, transmeton Klan Kosova.
“KMDLNj e dënon këtë veprim vandal që drejtohet ndaj një komuniteti fetar në Kosovë dhe i cili, sipas ligjeve në fuqi , i gëzon të gjitha të drejtat për përmbushjen e detyrimeve fetare si edhe komunitetet tjera fetare”.
“KMDLNj përkujton opinionin se Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës deri më tani ka hasur në vështirësi në disa komuna për sigurimin e lokacionit për varrezat e që KMDLNj disa herë ka reaguar poblikisht në mbështetje të kërkesave të tyre të drejta sikur edhe ka kërkuar nga autoritetet të sigurohet një lokacion për varreza”.
“KMDLNj kërkon hetim të shpejtë dhe vënie para organeve të drejtësisë të atyre që iu dëshmohet përgjegjësia për këtë akt të shëmtuar”, thonë nga KMDLNJ.
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu