Klinikat e QKUK-së punojnë me aparatura të vjetërsuara

09:01 | 4 Shkurt 2018

Mungesa e fondeve dhe aparatet e vjetërsuara janë duke ua vështirësuar punën klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Një gjë e tillë po i ndodhë edhe Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji.

Këtë e ka bërë të ditur për portalin “Arbresh.info” drejtori i kësaj klinike Zaim Gashi.

Sipas tij, ata po punojnë me mjete që janë të vjetra më shumë se 20 vjet.

“Ndërkaq në anën tjetër e kemi një retrosigmoskop i cili gjithashtu është mos të themi para 20 vjetëve ose ndoshta edhe më shumë dhe me të cilën ne kemi mundësi vetëm pjesën destale pjesën përfundimtare e zorrës së trash ta ekzaminojmë, pra diku rreth 1/3 ekzaminohet ndërkaq 2/3 e zorrës së trash mbesin pa u ekzaminuar dhe në këto rrethana jemi të imponuar që të kërkojmë metoda tjera komplementare të cilat natyrisht nuk e kanë vlerën e kollonoskopisë, por që ndoshta mund të na shërbejnë si udhërrëfyes që të zbulojmë patologjitë e caktuar të pacientëve”, shprehet drejtori i klinikës.

Gashi tregon se kanë shumë vështirësi t’iu thonë pacientëve se nuk kanë aparatura që t’i ekzaminojnë.

Ai tregon se kanë një aparat, që sipas tij, askush në rajon nuk e përdor më, sepse është i papërdorshëm tashmë në mjekësi. Gashi e përshkruan punën me shumë vështirësi, që sipas tij, në mungesë të aparaturës, nuk mund ta kryejnë asnjë intervenim./Arbresh.info/

Ndiqeni intervistën e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara