Klinaku i reagon Pertrovcit: pa Thaqin, Kosova nuk do të ishte Republikë
Zyrtari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku i ka reaguar aktorit të njohur shqiptar, Enver Petrovci, i cili tha se ‘njerëzit e luftës i njohim falë luftës’ sepse në të kundërtën, tha ai, do të ishin vetëm mësues e badigardë.
Klinaku në një postim në Facebook, ka shkruar se po të mos bëhej lufta çlirimtare dhe vendosmëria e Hashim Thaçit në Rambuje, Kosova nuk do të ishte Republikë, shkruan Arbresh.info.
“Po t’mos bëhej lufta çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja, dhe po t’mos ishte vendosmëria e Hashim Thaçit në Rambuje, vendi ynë nuk do t’ishte Republikë e qe besa as Krahinë Socialiste Autonome e Kosovës. E, njerëzit si Enver Petrovci nuk do t’mërziteshin për popullin e robëruar, vetëm e vetëm që t’përfitonin me rolet e “Gllumacit” në një treg më të madh të quajtur Jugosllavi.
Politikanët dhe diplomatët e huaj e kanë quajtur diplomat njeriun e proceseve të arritura deri më tani në Kosovë. E ata që na qenkan gjoja të shkolluar, le ta bëjnë dallimin në mes të politikanit dhe diplomatit.” /Arbresh.info/
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...