Lufta e fundit në Kosovë la shumë të vrarë e të dhunuar dhe në tërë territorin e saj jetojnë ende dëshmitarë për krimet e luftës të kryera në luftën e viteve 1998/1999.
Megjithatë, deri më sot nuk ka pasur një padi apo denoncim në nivel institucional lidhur me këto krime, veçse raste individuale në prokuroritë e misioneve ndërkombëtare që deri më tani janë marrë me këto raste.
Refki Suma, kryetar i Hanit të Elezit, një ndër komunat më të vogla të Kosovës, ka bërë kallëzim penal lidhur me krimet e luftës që janë kryer në territorin e kësaj komune. Suma i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tregoi se kishte formuar një komision brenda Komunës për të mbledhur dëshmi për këto raste dhe më pas bëri kallëzimin penal në vitin 2012
.“Nuk ka nevojë për mjete financiare se dëshmitë ekzistojnë. Dëshmitë janë të freskëta edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë ka video incizime të krimeve të kryera. Nga ajo kohë nuk ka pasur diçka konkrete përjashtimisht vitin e kaluar kur kanë ardhur në zyrë dhe kanë kërkuar ndihmën tonë për t’i identifikuar dëshmitarët”, tha Suma.
Ai po ashtu konsideron se një padi ndaj Serbisë për krimet e luftës së kryera në Kosovë do të duhej të ishte bërë kohë më parë.
“Realisht është dashur të ketë shumë padi kundër Serbisë kur dihet se kush ka bërë krime në Kosovë, krimet i ka bërë Serbia, por fatkeqësisht edhe 20 vjet pas luftës po mundohen të ndërrohen rolet, krimineli të shndërrohet në viktimë dhe viktima kriminel”, tha Suma.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...