Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Prishtinën Bekim Berisha, ka prezantuar listën prej 56 kandidatësh për Asamble Komunale nga ky subjekt politik.
Berisha, emrat brenda kësaj liste i quajti “Forcë e unifikuar e njerëzve që e duan këtë qytet me zemër e shpirt!”.
“Kemi bashkuar ide të freskëta, energji që nuk ndalet dhe përvojë që e di rrugën. Nga lagjet e qeta e deri te rrugët plot jetë, zëri ynë vjen i larmishëm, me të rinj plot guxim dhe profesionistë me përvojë, krah për krah, për të sjellë ndryshim aty ku nevojitet më së shumti. Me sinqeritet, bashkëpunim dhe besim se Prishtina meriton më të mirën, jemi gati të punojmë për ju, me ju!”, deklaroi Berisha.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm