Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), ka ndërmarrë një veprim të suksesshëm operativ në pikën e kontrollit afër pikëkalimit kufitar Kosovë–Serbi (Jarinjë), ku është ndaluar një autobus me targa (NP), i linjës Mitrovicë–Beograd.
Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Republikës së Kosovës.
Gazeta Sinjali raporton se autobusi i përket kompanisë “Joe Travel”, i cili operonte në linjën Mitrovicë–Beograd, ndërsa të dyshuar për këtë tentim kontrabande janë pronari i agjencisë dhe shoferi i autobusit, Branislav Djurgjević, të cilët sipas hetimeve fillestare dyshohet se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e transportit të migrantëve.
Në mesin e personave të ndaluar ishin: 5 shtetas palestinez, që kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze, 6 shtetas nga Bangladeshi, me viza pune, por me vendim largimi nga Kosova, 7 shtetas egjiptian, që kishin hyrë nga Shqipëria dhe synonin kalimin në Serbi e më tej në BE.
Shoferi dhe pronari i agjencisë janë shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, ndaj tyre është shqiptuar masa e mbajtjes.
Ndërkohë, migrantët janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj.
Policia e Kosovës ka theksuar se ky operacion është dëshmi e përkushtimit për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe kontrabandën me njerëz.
LEXO EDHE:
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...