Nga Klinika Infektive kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të prekur me koronavirus që janë duke u trajtuar.
Sipas njoftimit, 40 persona të prekur me koronavirus janë hospitalizuar sot në klinikë, derisa po priten rezultatet edhe për 4 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuan negative për Covid 19.
Nga 40 rastet e infektuara me koronavirus, 33 janë në gjendje stabile, 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, derisa, në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...