Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryetarit të VV’së, Albin Kurti.
Kurti, që ishte shtrirë në spital për shkak të gripit, sipas Konjufcës, tash është në gjendje më të mirë.
“Sot u përmirësua gjendja e tij dukshëm, aq sa për ta lëshuar spitali. Ajo çka ka pas është një infektim në mushkëri, një baktere. Ajo baktere është izoluar dhe duhet të trajtohet ngadalë. Atij tash i duhet pushim disaditorë dhe duhet të jetë i izoluar disa ditë. Besoj pas pak ditësh do të jetë në gjendje t’i kthehet jetës politike. Tash mjekët konkludojnë që Albini ka kaluar rrezikun për eskalim të gjendjes shëndetësore të tij. Tash trajtimin do ta marrë nga shtëpia, nga vendi ku banon”, ka thënë Konjufca në Rubikon të KTV’së.
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë