Reshjet e shumta të borës që kanë rënë dje kanë bërë që në pjesë të shumta të Kosovës të ketë vështirësi si te veturat ashtu edhe te këmbësorët.
Kështu, në qytetin e Prizrenit sipas disa fotografive që ka dërguar një lexues në redaksinë e Indeksonline shohim se si mëngjesin e sotëm trotuaret janë ngrirë nga bora dhe me këtë rast qytetarëve po iu vështirësohet kalimi në disa rrugë, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellur me vranësira të ç’rregullta që do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
Ndërsa temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius./Indeksonline/
Më poshtë shikoni pamjet:

Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare