Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është deklaruar lidhur me koalicionet e mundshme zgjedhor. Ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është as opsion.
Me këtë deklaratë Veliu ka hedhur poshtë të gjitha zërat për koalicion të mundshëm në mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
E kontaktuar nga Indeksonline, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka theksuar se nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat e Veliut.
“Nuk dua të komentoj deklaratat e Agim Veliut, çfarë deklaron ai, është problemi i tij”, ka thënë Pantina.
Ndryshe kjo e fundit ka bërë të ditur se Vetëvendosje pritet të vendosë të enjten se me kë do të lidhë koalicion për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 11 qershor.
“Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje është duke diskutuar në formuar e saja dhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që do të jetë këtë të enjte, ku do të marrim vendimin përfundimtar”, ka përfunduar Pantina.
Duhet përkujtuar që Lëvizja Vetëvendosje në mandatin e Qeverisë Mustafa kishte gjithsej 16 deputetë në opozitë.
Parasahikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...