Në vitin 2016 për herë të parë, Suedia u bë me ambasador rezidentë në Kosovë.
Henrik Nilsson, ka qenë drejtues i misionit suedez në Kosovë që nga shtatori i vitit 2013, ndërkohë ambasador në detyrë u bë në vitin 2016.
Për shkak të mandatit 5 vjeçar, që është maksimumi i një mandati të rregullt për një post jashtë vendit, Nilsson do zëvendësohet në shtator. Teksa, ai do të ketë një detyrë të re së shpejti.
Ambasadore do të jetë Karin Nernmarck Ahliny.
Ajo është emëruar nga qeveria suedeze në maj të këtij viti, e në Prishtinë do të jetë në detyrë që nga 1 shtatori.
Së fundmi, ajo ka shërbyer si zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Suedisë në Pretoria, Afrika e Jugut.
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...