Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se të martën opozita ka bërë gabim trashanik që votoi kundër mandateve të veta në seancën konstituive.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati shkroi se tani opozita po kërkon që Qeveria të braktisë institucionet në mënyrë që ata të korrigjojnë gabimet e veta, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij, kjo është absurde.
“Opozita bëri gabim trashanik kur pardje votoi kundër mandateve të veta. Tash po kërkojnë që qeveria të braktisë institucionet, në mënyrë që ata të korrigjojnë gabimin e vet dhe të pranojnë mandatin e deputetit. Edhe në konsultimin e ftuar nga Kryesuesi i Seancës refuzuan që të dakordohen për rrugën përpara që do të zhbllokonte procesin. Kjo është absurde”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...