Ferizaj – Mbi 12 vite pasi kishte vdekur I.J., Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte ngritur aktakuzë ndaj tij duke e ngarkuar atë me veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”.
I.J. kishte vdekur më 17 prill të vitit 2005, ndërkaq aktakuza i ishte ngritur më 4 maj të vitit 2017, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me këtë rast, gjykatësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mimoza Shabani, më 25 shkurt të këtij viti ka marr aktvendim me të cilin e ka pushuar procedurën ndaj të ndjerit I.J., pasi ka pranuar certifikatën e vdekjes së tij.
Në arsyetimin e këtij aktvendimi të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se shqyrtimi fillestar për këtë çështje penalo-juridike ishte caktuar të mbahet më 2 gusht 2017, mirëpo nga fletëkthesa kishte rezultuar se i akuzuari kishte vdekur.
“Ndërsa më datë 09 shkurt 2022, kjo lëndë është pranuar dhe ricaktuar për vendosje nga gjyqtari i mëparshëm dhe gjyqtarja e vetme gjykuese pas shqyrtimit të shkresave të lëndës ka kërkuar përmes përfaqësuesit të Komunës së Ferizajt, gjegjësisht përgjegjësit të zyrës së gjendjes civile që të bëj verifikimin e të pandehurit në regjistrat e gjendjes civile ku nga personi përgjegjës përmes shkresës zyrtare e-mailit kemi pranuar çertifikatën e vdekjes me të cilën është vërtetuar se i akuzuari ka vdekur me datë 17.04.2005”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit. /BetimipërDrejtësi
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...