Kina bën thirrje për shkatërrimin e armëve kimike

20:02 | 11 Mars 2022
Gita

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Zhang Jun, i ka përshkruar bisedimet e shumta të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës si “hapa pozitivë drejt arritjes së paqes”.

Ai thotë se Kina do të “luajë rolin e saj në depërshkallëzimin e situatës”.

Zhang Jun gjithashtu shtoi se Kina i kushton “rëndësi të madhe bio-sigurisë dhe sigurisë” dhe “kundërshton me vendosmëri zhvillimin, posedimin dhe përdorimin e armëve biologjike dhe kimike nga çdo vend”.

Ai thotë se do të inkurajonte çdo vend që nuk i ka shkatërruar ende rezervat e tyre të armëve kimike për ta bërë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan BBC, transmeton klankosova.

Zhang Jun thotë se Kina ka “vënë në dukje me shqetësim informacionin përkatës të lëshuar nga Rusia” dhe beson se ato duhet “të trajtohen siç duhet”.