Qeveria e Kosovës ka hapur sot në ndërtesën e saj Librin e Zisë për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi i cili ndërroi jetë një javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç ka qenë e para që është nënshkruar sot në këtë libër, shkruan arbresh.info.
Kiliç tha pas nënshkrimit se Kosova ka humbur një figurë eminente ndërkaq Turqia një mik të madh.
Ajo u shprehi ngushëllime familjes së tij dhe shtetit të Kosovës.
“Kosova ka hubur një figurë eminente që cili ka kontribuuar shumë për arritjen e pavarësisë. Ne po ashtu kemi humbur një mik të mirë të Turqisë sepse ai ka kontribuar shumë në lidhjen e relacioneve mes dy popujve dhe dy shteteve. Jemi shumë të mërzitur dhe u shprehim ngushëllime familjen së tij dhe shtetit të Kosovës”, u shpreh ajo./arbresh.info/
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...