Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nëse presidentja Vjosa Osmani i beson LVV-së dhe Albin Kurtit për çështjen e mandatarit, atëherë duhet t’ia kërkojë publikisht listën me 61 nënshkrime të deptuetëve.
Ajo ka thënë se s’mund të ketë mandatim, derisa s’ka numra.
“Nëse presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve shtesë që nuk kanë votuar herën e kaluar. Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion. Nëse numrat mungojnë, Kushtetuta flet qartë: shpërndarja e menjëhershme e kuvendit dhe zgjedhjet brenda 45 ditëve”, ka shkruar ajo.
LEXO EDHE:
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...