Ambasadori i ShBA-së në OKB në kohën kur është shpallur pavarësia e Kosovës, Zalmay Khalilzad është dekoruar sot nga presidenti Thaçi me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Khalilzad tha pas dekorimit se ndihet i nderuar nga presidenti Thaçi dhe populli i Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai shtoi se ishte në Kosovë 10 vite më parë dhe se prej atëherë është shënuar progres i madh në Kosovë.
“Kosova është e pavarur, është duke ndërtuar institucione të shkëlqyera. Kosova është pranuar si shtet i pavarur nga shtetet më të rëndësishme në botë. Ekonomia e Kosovës po perfomon mirë dhe Kosova është duke punuar në përmirësimin e raporteve me Serbinë. Në këto pak vite Kosova ka shënuar progres të madh”, u shpreh ambasadori Khalilzad./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1455430931188661/
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...