Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar për të martën e 14 prillit takimin e radhës, ku në rend dite është zgjedhja e kryesuesit.
Mbledhja e caktuar për 2 prill 2026 kishte dështuar në mungesë të kuorumit, pasi që anëtari Ahmet Imami, për shkaqe shëndetësore nuk kishte mundur të jetë i pranishëm në takim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në rend dite të mbledhjes së caktuar është votimi për kryesuesin e ri të Këshillit, ku kandidatë janë:Besnik Bislimaj- gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe Rrustem Thaqi- gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në këtë takim pritet të shpallet edhe konkursi për kryetar të Gjykatës Administrative, si dhe të bëhet konfirmimi i listës me kandidatët që me sukses kanë përfunduar procedurat e rekrutimit për bashkëpunëtorë profesionalë në Gjykatën e Apelit.
Kujtojmë se aktualisht KGJK-ja ka nëntë anëtarë, ku për një anëtar shtesë nga radhët e Gjykatës Supreme procesi ka marrë rrugë gjyqësore.
Sipas përcaktimeve kushtetuese, KGJK parashihet të ketë 13 anëtarë, me këtë rast Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurën për zgjedhjen edhe të tre anëtarëve.
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...