Zëvendës Komandanti i misionit të NATO-s KFOR, Brigadier Gjeneral Federico Collina, priti sot ambasadorin norvegjez në Kroaci, Arne Sannes Bjørnstad, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
Sipas KFOR-it, vizita ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Gjeneral Collina theksoi angazhimin e KFOR-it për të krijuar një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./Arbresh.info
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?