Kompania e dytë hungareze e Batalionit Rezervë Taktik Kinetik (KTRBN), që vepron në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, ka përfunduar me sukses dislokimin e saj në Kosovë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, KTRBN përfaqëson një kapacitet të rëndësishëm operativ, me aftësi që përfshijnë kontrollin e turmave dhe trazirave (CRC), shoqërimin e kolonave, mbikëqyrjen, zbulimin, ndihmën për popullatën dhe detyra të tjera të këmbësorisë. Këto kapacitete sigurojnë gatishmërinë e KFOR-it dhe aftësinë për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj zhvillimeve të sigurisë në terren.
Që nga viti 1999, kontingjenti hungarez ka qenë një ndër kontribuesit kyç në misionin paqeruajtës të KFOR-it.
“Ky dislokim shënon rotacionin e 33-të të kontingjentit hungarez dhe përbën një dëshmi të prekshme të përkushtimit afatgjatë të Hungarisë në mbështetje të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...