Në mëngjesin e së premtes(sot) në fshatin Karaqevë të Komunës së Kamenicës, përkatësisht në vendin e quajtur “te uji i qeshmës”, KFOR-i ka vendosur tabelat për shënimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës.
Banorët e kësaj zone i kanë deklaruar “Zërit” se me tabelën e vendosur tokat e tyre kanë mbetur në anën e Serbisë, e jo në Kosovë, siç kanë qenë gjithherë.
Selver Lenjani, kryetar i bashkësisë lokale në Karaqevë, ka thënë për “Zërin” që ky veprim KFOR-it ka shqetësuar shumë banorët.
“ Sot në mëngjes në orën 10-të nën masa të rrepta sigurie të KFOR-it janë vendosur këto tabela. Kjo na ka frikësuar shumë dhe na ka lënë të kuptojmë që ndarja fuqizohet nga faktori ndërkombëtar. Ne kemi tokat tona atje të cilat i punojmë ilegalisht, kjo duhet të diskutohet urgjentisht në institucione qendrore të vendit”, tha ai.
Sipas tij edhe pse nuk është hera e parë e vendosjes së këtyre tabelave, ky veprim i sotëm i ka shqetësuar edhe më shumë duke e marrë parasysh situatën me dialogun me Serbinë.
Përndryshe, gazeta “Zëri” nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje nga KFOR-i për tabelat e vendosura në Karaqevë të Kamenicës. /Zëri/


Tahiri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridori...
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S’ka ndryshime në m...
“Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të...
Petit mbron Arsenalin: Gjithmonë e njëjta histori
OEK: Kosova ka nevojë për stabilitet jo për zgjedhje– Qeveri...