Misioni i KFOR-it në Kosovë ka uruar 8 Marsin-Ditën e Gruas me një video të veçantë.
Duke paraqitur gratë që janë pjesë e NATO-s, në pozita të ndryshme dhe punën që ato bëjnë, përmes një postimi në Facebook, nga KFOR-i kanë uruar Ditën e Gruas.
“Ajo do ju bëj të qeshni, edhe nëse brenda vetes është duke qarë. Ajo do të ndjehet e stresuar edhe nëse mendimet nuk i ka të tilla. Ajo do ju jap shpresë edhe nëse është duke luftuar”, thuhet në video.
Tutje thuhet, “Ajo ju bën të lumtur dhe të qeshni edhe nëse ka dhimbje. Ajo sakrifikohet për ju, prandaj thuajini “faleminderit”, bëjeni të ndjehet e veçantë duke i uruar Ditën e Gruas”, thuhet në videon e KFOR-it. /arbresh.info/
Droni godet një rrokaqiell në Dubai, hapet vrimë e madhe në ...
Kurti kujton protestat studentore të ‘81, viziton veprimtari...
Berisha i AAK-së: Jemi në një situatë të rëndë sa i përket s...
Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje
Tchouaméni: Më e rëndësishmja nuk është gjendja ime, por fit...
Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidi...