KFOR-i mbrëmë pak para mesnate njoftoi se një kontigjent ushtarësh turq ka mbërritur në Kosovë.
Misioni paqeruajtës i NATO-s tha se ky kontigjent do ta zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë si pjesë e Forcave Rezervë të KFOR-it.
KFOR-i sot ka publikuar fotografi të mbërritjes së këtij kontigjenti në vend.
“Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e KFOR-it.
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit